Rreth nesh | Rotaract Club Tirana

Rreth Rotaract Club Tirana

Rotaract Club Tirana u themelua në vitin 1998, nga Rotary Club Tirana, një grup të rinjsh që në ditët e sotme mbeten pjesë e klubit tonë si Anëtarë të Nderit. Klubi ynë mirëpret të gjithë ata që duan të na bashkohen në udhëtimin tonë, duke siguruar se secili nga ju do të jetë në gjendje të përshtatet sa me mirë. Edhe pse secili nga anëtarët tanë është unik, me rrugën e tij/saj të karrierës, profilin akademik, personalitetin, etj., në fund të gjithë kemi një objektiv kryesor, të punojmë së bashku për të ndërmarrë veprime përmes shërbimit në komunitet. Krahas projekteve, iniciativave tona të ndryshme dhe takimeve të rregullta, ne jemi një grup të rinjsh që kërkojmë të krijojmë kujtime të mira dhe të lumtura duke organizuar aktivitete të ndryshme, si një mjet për ta bërë lidhjen tonë më të fortë.